Detyrat e shefit të Inspekcionit – Basri Gashani, 049 242 408, basri.gashani@rks-gov.net
Koordinimin e punës dhe detyrave të punës së inspektorëve;
Hartimin e planeve periodike dhe vjetore për inspector;
Zbatimin e planeve të punës së inspektorëve;
Menaxhimin dhe shqyrtimin e kërkesave që i drejtohen;
Planifikimin e buxhetit për Drejtorinë;
Përcjellja e shpenzimeve buxhetore;
Raportet periodike dhe vjetore;
Percjellja e evidencës së punëtorëve në punë;
Me autorizimin e mbikëqyrësit, përfaqëson institucionin në takime pune në fushën e përgjegjësis së drejtorisë;
Punë tjera administrative.
Detyrat e Inspektorit të shërbimeve publike, Genc Bekolli – 048 511 776, genc.bekolli@rks-gov.net:
Mbikëqyrjen dhe respektimin e rregulloreve komunale, ligjeve dhe akteve nënligjore që rregullojnë shërbimet publike;
Inspektimi i trotuareve, shesheve dhe hapësirave tjera publike;
Kontrollimi i respektimit të kushteve për shfrytëzimin e hapësirave publike dhe ndërmarrja e masave kur konstatohet shfrytëzim i kundërligjshëm;
Inspektimi i punëve dhe ndërhyrjeve në rrugët dhe hapësirat publike, kur këto ndikojnë në sigurinë, qarkullimin ose funksionimin normal të tyre;
Verifikimi i ankesave të qytetarëve lidhur me shërbimet publike dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike;
Marrja e masave për eliminimin e parregullsive të konstatuara gjatë inspektimit;
Hartimi i procesverbaleve, njoftimeve dhe vendimeve inspektuese, sipas kompetencave ligjore;
Inicimi i procedurave kundërvajtëse kur konstatohen shkelje të dispozitave ligjore ose komunale;
Bashkëpunimi me drejtoritë komunale, ndërmarrjet publike dhe institucionet e tjera kompetente për zgjidhjen e problemeve në fushën e shërbimeve publike;
Kryerja e detyrave të tjera që përcaktohen me ligj, rregullore komunale dhe akte të tjera nënligjore.