Kërkesa juaj mund të jetë e shkruar ose verbale. Në këtë përfshihet edhe kërkesa me e-mail.
Me qëllim që kërkesa juaj të shqyrtohet saktësisht ajo duhet të përmbajë: Detaje të informacionit që ju dëshironi të shikoni (ju lutem saktësoheni sa më tepër të keni mundësi) gjithashtu ju lusim që të jepni të dhënat tuaj si emri dhe mbiemri, adresa postare ose elektronike më qëllim qe të ju njoftojmë rreth kërkesës suaj. Sipas Ligjit për Qasje në Dokumentet Publike ju nuk jeni i detyruar të jepni arsye përse po bëni kërkesë për qasje në dokumentet publike.
Zyra për Informim dhe zyrtari përgjegjës për qasje në dokumentet publike do të ju kthej përgjigje brenda 7 ditëve ashtu siç parashihet me ligjin për Qasje në Dokumentet Publike. Në këtë përgjigjeje që do ta merrni nga zyrtari përgjegjës do të informoheni për lejimin, moslejimin apo kufizimin e pjesshme të kërkesës suaj dhe atë duke u bazuar në ligjin për qasje në Dokumentet Publike.
Në rast se nuk ju lejohet qasja në dokument Komuna do të ju jep informata rreth arsyet e refuzimit të kërkesës suaj.