Drejtoresha e Shërbimeve Publike znj. Hyrije Xhemajlaj-Thaqi së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Ilir Shala dhe zyrtaret komunale, kanë vizituar të merkurën mamografin mobil i cili është vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare "Dr.Hafir Shala" në Drenas.
Më këtë rast, drejtoresha e Shërbimeve Publike, znj. Xhemajlaj dhe zyrtaret tjëra të Komunës janë pritur nga drejtoresha e QKMF-së, znj Xhevahire Sejdiu, mjeket të cilat qëndrojnë ne mamografi si dhe stafin teknik të këtij objekti. Drejtoresha Xhemajlaj ka falenderuar grat depute të Kuvendit të Kosovës që kanë mundësuar blerjen e kësaj makine lëvizëse e cila shërbimet e mamografisë i kryen falas, ku këtë mamografi po u ipet mundësia të kryejn vizita edhe grave të Komunës sonë. Ndërsa drejtoresha e QKMF-së, znj. Xhevahire Sejdiu ka treguar se mamografi mogil në Drenas benë kontrollimin e 15 grave në ditë dhe se interesimi i grave është tejet i madh. "Mosha të cilat bejnë kontrollën është 50 deri në 70 vjeç si dhe ato që i rekomandon mjkeu, ndërsa interesimi është i madh që janë regjistruar për të bërë këtë kontroll e cila i mundësohet falas", ka treguar Sejdiu. Nryshe mamografi mobil ka filluar punën në Drenas që nga data 16.11.2015 dhe do të vazhdoj deri me 07.12.2015.