Duke e marrë parasyshë bashkëpunimin në mes të MPB, MAPL dhe Komunës së Drenasit, lidhur me Ri-integrimin e personave të Riatdhesuar nga vendet e treta, gjatë vitit 2010 nga MPB zyrtarisht kemi pranuar listen për 141 persona të riatdhesuar, ndërsa deri në muajin prill të vitit 2011 nga MPB zyrtarisht kemi pranuar listen për 28 persona të Riatdhesuar.
Shefja e Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Afije Veseli, ka vizituar shumicen dermuese të këtyre personave të Riatdhesuar, por vizita do të vazhdoj edhe tek personat e tjerë.Gjatë vizitës janë marrë shenime mbi gjendjen e tyre, kërkesat dhe nevojat e tyre.Gjatë kësaj vizite që kemi bërë dhe që ende vazhdon kemi konstatuar se në Komunën tonë në dy vitet e fundit kemi 170 persona të Riatdhesuar. Në të njëjten kohë këta persona janë njoftuar me mundësit që mund t`iu ofroj Qeveria e Kosovës gjegjësishtë Ministria e Punëve të Brendshme dhe se ata mund të adresohen në Komunën tonë përkatësisht në Zyren Komunale për Komunitete dhe Kthim.
Duke pas parasyshë numrin e madh të atyre që janë lajmëruar si të kthyer, Ministria e Punëve të Brendshme ka përkrahur 5 të riatdhesuar me biznese të vogla. Përsonat e riatdhesuar kanë përfituar projekte të ndryshme, sidomos lopë qumështore, hapje të një kioski për biznes si dhe është përkrahur një i kthyer me barna i cili vuan nga një sëmundje. Ne kemi drejtuar në MPB 28 kërkesa, 5 prej tyre janë realizuar, një është në shyqrtim dhe tjerat janë në procedim. Ndërsa në Qendren për Punë Sociale janë të regjistruar 8 persona të cilët janë në shfrytëzim të ndihmave sociale.
Të gjitha rastet e personave të Riatdhesuar janë kompletuar me dokumentacion të Kosovës (çertifikatë të lindjes, letërnjoftim), pra nuk kanë hasur në probleme për marrjen dokumeteve të nevojshëm.
Që nga viti 2000 e deri në vitin 2011 në të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit, vijojnë mësimin 341 nxënës të riatdhesuar të cilët deri më tani nuk kanë hasur në ndonjë problem si në regjistrim ashtu edhe në vijimin e mësimit në shkollat e Komunës së Drenasit.
Vlenë të theksohet se Komuna e Drenasit gjegjësishtë Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka një bashkëpunim të mirë me MPB-DSHAM për çdo detal.