Ani pse Komuna e Drenasit nga ana e auditorit të Përgjithshëm ka marr opinionin e pa modifikuar, që nënkupton opinionin me të mirë të mundshëm, në aspektin e performimit bazuar në indikatorët e performancës është radhitur Komuna më e mirë në nivel vendi. Zyra e Auditorit të përgjithshëm, përveç auditimin që benë në pasyrat financiare në zbatimin e ligjshmerisë, në tre vitet e fundit benë edhe auditimin e organizatave buxhetore në aspektin e menyrës së shfrytëzimit të parasë publike, permes indikatorëve të perfomrancës. Në vitet paraprake për nga indikatorët e performancës Komuna e Drenasit, çdo herë ka qenë në mesin e Komunave më të mira në nivel vendi, kurse për vitni 2015 ku për nga indikatorët e performancës së vlerësuar nga ana e ZAP-it, Drenasit renditet në vendin e parë. Ky raport i vlerësimit për të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës paraqet një analizë krahasuese të treguesve të performancës në fushat: Investimet Kapitale, të hyrat vetjake, financimi nga donatorët, shpenzimet e reprezentacionit, telefonisë mobile dhe derivatëve të naftës, kontratat në vepër, detyrimet dhe llogaritë e arkëtueshme, lejet ndërtimore dhe subvencionet e studentëve.