Zjarrfikësit nga Drenasi me aprovimin e kryetarit Lladrovci, intervenojnë në shuarjen e zjarrit në Grykën e Rugovës
Ne kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal dhe sipas kërkesës së Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, zjarrfikësit nga Drenasit, me aprovimin e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, i janë bashkëngjitur aksionit për shuarjen e zjarrit në Grykën e Rugovës.
Një ekip i zjarrfikësve nga Komuna e Drenasit ka intervenuar në Grykën e Rugovës ku bashkë me kolegë të komunave të ndryshme, po bëjnë përpjekje që ta shuajnë zjarrin.
Vatrat e zjarrit kanë shpërthyer edhe në Kosovë si pasojë e temperaturave të larta dhe zonat më të prekura janë Suhareka dhe Bjeshkët e Rugovës së Pejës, por fatmirësisht, territori i Komunës së Drenasit nuk ka ndonjë vatër të zjarrit.
Komuna e Drenasit, i bënë thirrje qytetarëve, pronarët dhe ekonomitë familjare, që të kenë kujdes e mos të djegin hamulloret dhe vendet tjera kur dalin për shëtitje, sidomos maleve, por të ruajnë ambientin ne këto ditë kur temperaturat janë të larta, sepse edhe sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Zjarri ndalon djegien e të korrave/hamulloreve, mbeturinave dhe mbetjeve bimore, po ashtu ndalohet edhe ndezja e zjarrit në pyje dhe pranë pyllit.