Zhvillimi i buxhetit Komunal për vitin 2014 për nga aspekti i të hyrave publike, ka qenë mjaft i suksesshëm, po ashtu edhe për nga aspekti i të hyrave vetjake Komuna ka tejkaluar objektivat, të dhënat qëndrojnë mirë edhe në shpenzimin e parasë publike.
Buxheti i Komunës së Drenasit për vitin 2014, për nga aspekti i të hyrave publike ka qenë mirë për faktin se buxheti fillestar ka qenë planifikuar në shumën prej; 10,982.419 euro, ndërsa sipas të dhënave të përafërta të datës 31.12.2014 ndarja e të hyrave në sistem (SIMFK) ka qenë në shumën prej 11,752.420,61 euro, që nënkupton se ka rritje të përafërt të buxhetit për +7.01 për qind. Vlen të theksohet se kjo rritje është si rezultat i rritjes së të hyrave edhe nga grandet qeveritare dhe i të hyrave nga burimet vetjake . Burimet vetjake të Komunës së Drenasit, edhe pse të hyrat indirekte ( të hyrat nga gjykata dhe policia) ende nuk dihen, megjithatë kemi një tejkalim të objektivit për +13,78 për qind, dhe me siguri që pas pranimit të informatave për të hyrat indirekte (të hyrat nga gjykata dhe policia) përformanca e këtyre të hyrave do të jetë dukshëm më e lartë. Vitin që lamë pas, ndikimin me të madh në ngritjen e përformances së të hyrave vetjake e kanë pasur të hyrat nga tatimi në pronë, nga e cila fushë është planifikuar të arkëtohen 270.00,000 euro, ndërsa ne të dhënat e fundvitit të SIMFK-së arkëtimi kap shumën prej 353.499,65 euro, apo shprehur në përqindje 130.93 për qind. Nëse bëjmë krahasimin e të hyrave nga burimet vetjake të vitit 2014 të krahasuar me një vit më parë, kemi një përformancë jashtëzakonisht të ngritur që shprehur në përqindje kemi për +64,13 për qind. Edhe nga aspekti i bërjes shpenzim të parasë publike për vitin që lamë pas, Komuna ka pasur një përformancë mjaft të mirë, pasi që në total buxheti paraqet zhvillim në 91.93 për qind, marrë për bazë 5 kategoritë kryesore ekonomike të shpenzimeve. Këto janë të dhëna të përafërta pasi që deri me 9 janar të dhënat në sistem mund të pësojnë ndryshime, por jo të mëdha.