Në fillim të vitit fiskal 2012, buxheti komunal ka qenë i aprovuar në shumë prej: 9.420.501, 00 Euro; ndërsa sipas raportit të SIMFK-së të datës 16.01.2013 zhvillimi i buxhetit ka arritur në shumë prej 10.352.299, 66 Euro apo shprehur në përqindje për + 9.89 përqind.
Rritja është e ndikuar nga grantet qeveritare dhe nga te hyrat vetanake. Nëse analizojmë të hyrat vetanake si burim kryesor I financimit të buxhetit komunal, rritja në fund të vitit është +7.97 përqind. Edhe gjatë këtij viti ndikim më të madhë për këtë rritje e ka pasur fusha e të hyrave nga tatimi në pronë. Fusha e të hyrave nga tatimi në pronë duke krahasuar planifikimin me arkëtimin paraqet rritje për + 39,21 përqind, ndërsa krahasuar më një vit më parë rritja është për +4,01 përqind. Në totalin e te hyrave nga burimet vetanake Brenda sektorit të përgjithshëm, të hyrat nga tatimi në pronë marrin pjesë me 31, 04 përqind. Vlerësimet për të arriturat për të hyrat vetanake tregojnë se mënyra e menaxhimit të mirë duke i orientuar mjetet për projekte kapitale është treguesi kryesor i përmbushjes së obligimeve nga ana e qytetarëve.
Të hyrat e përgjithshmë (10.352.300, 00 Euro) të akorduara me buxhet sipas raportit aktual të SIMFK-së paraqiten të shpenzuara në shumë prej 9.924.374, 00 Euro; apo shprehur në përqindje 96 përqind.
Vlenë të theksohet se me të dhënat e përafërta, grantet qeveritare janë shpenzuar 98.88 përqind.