Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, ka përzgjedhur sportistët më të dalluar për vitin 2016. Në këtë aktivitet tradicional, merrnin pjesë, ish-kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku,drejtori për Kulturë, Rini e Sport, z. Agron Dubovci, komandanti i Stacionit Policorë z. Driton Morina, përfaqësues e lojtar të ekipeve sportive, veteran të sportit dhe shumë qytetarë. Më këtë rast, drejtori për Kulturë Rini e Sport,z. Agron Dubovci, para të pranishmëve ka përgëzuar të gjitha klubet dhe individët me të suksesshëm për rezultatet e arritura në këtë vit. "Viti që tani po lemë ishte shumë i suksesshëm në fushën e sportit nga të gjitha klubet, veçanërisht nga klubi i futbollit "Feronikeli" dhe "Feniksi", por edhe i gjithë klubeve të tjera që ne ndihemi shumë krenar për këto të arritura. Komuna e Drenasit do të vazhdoj me përkrahje për klubet tona në subvencionim dhe krijimin e kushteve edhe me të mira infrastrukturore, sepse janë ambasadori më i mirë i Komunës sonë. Komuna e Drenasit dhe unë personalisht ju përgëzojë dhe falënderoj për të gjitha sukseset e arritura", ka thënë Dubovci.
Juria në përbërje prej; Ilaz Dervishi, kryetar, Shpend Bogiqi, anëtar, Abedin Mehani, anëtar, Bekim Dobra, anëtar dhe Mehdi Ademi anëtar, kanë bërë përzgjedhjen e me të mirëve të këtij viti.
Fillimisht janë ndarë mirënjohjet për ata të cilët kanë kontribuar në sportin në përgjithësi gjatë këtij vitit, pastaj janë shpërndarë edhe shpërblimet për sportistet e dalluar.
Sportistet e vitit 2016 janë shpallur:
Sportiste e vitit 2016 është shpallur Rukije Muja, volejbolliste nga KV "Drenasi"
Në vendin e dytë u zgjodh Mendurim Hoti nga KF "Feronikeli"
3 Narcis Alibegu nga KF "Feniksi"
4 Liridona Kurrumeli nga KV "Drenasi"
5 Mentor Mejzini KF "Feniksi"
6 Haxhi Shala nga KF "Feronikeli"
7 Kaltrina Fejza nga KV "Gryka"
8 Afrim Bazaj nga KB "Drenasi"
9 Eron Bylykbashi nga KSH "Qëndresa"
10 Blendi Saiti nga KH "Drenica"
Ndërsa klubi më i mirë është zgjedhur KF "Feronikeli".
Trajneri më i mirë, Afrim Toverlani nga KF "Feronikeli".
Punëtori më i dalluar sportiv, Faik Fazliu nga KF "Feniksi"
Gjyqtarët më të mirë u shpallen vëllezërit Getoar e Genc Bujupi
Pionierë të sportit u zgjodhën, Erion Bazaj nga Shkolla e Futbollit "Feronikeli" dhe Sabit Sahiti nga Shkolla e Futbollit "Feronikeli".
Për epitetin "Shpresa" e sportit janë zgjedhur, Nikelina Franca, hendbolliste dhe Drin Lladrovci, futbollist.
Pedagogu më i mirë i kulturës fizike është zgjedhur Qerkin Morina.
Me mirënjohje të veçant është nderuar ish kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku për kontributin e dhënë në sportin e Drenasit.
Me mirënjohje janë nderuar edhe tre veteranët e sportit të Komunës së Drenasit; Ferat Qorri- ish futbollist, Enver Demaku- ish hendbollist dhe Mehdi Bucolli-ish futbollist.