Zëvendësministri për Kulurë, Rini dhe Sport, z. Hajdin Abazi, ka vizituar Komunën e Drenasit, ku këtë vizitë ai e ka vlerësuar si identifikim të nevojave më emergjente të Komunës së Drenasit.
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku falenderoi Zëvendësministrin për Kulurë, z. Abazi për vizitën e tij, njoftoi me gjendjen reale të Komunës së Drenasit dhe u shpreh i gatshëm në bashkëfinancim të disa projekteve, ku si prioritet përmendi rregullimin e Kullës së Heroit të Kosovës, Shaban Polluzha, dhe përfundimin e punëve në Palestrën Sportive që kishte nisur kohë më parë.
Zëvendësministri për Kulurë, z. Abazi, premtoi se gjatë këtij viti do të përfundojë projekti i Palestrës Sportive dhe ka thënë gjithashtu se do të përkrahë aktivitetet kulturore dhe sportive dhe projektet që kanë të bëjnë me trashëgimin kulturore në qytetin e Drenasit, në mënyrë që të rinjët të kenë hapsira ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre që të largohën nga dukuritë negative.
Ndërsa Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Agim Kastrati pasi falenderoi Zëvendësministrin për Kulurë, z. Abazi, njoftoi me plan-programin e kësaj drejtorie, dhe të gjitha aktivitetet e kulturës, rinisë dhe sportit në Komunën e Drenasit. Gjithashtu I shprehu edhe nevojat që ka Komuna e Drenasit të përkrahet dhe financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Pas takimit në Zyrën e Kryetarit, të gjithë së bashku vizituan sheshin dhe parkun e qytetit të Drenasit, ku Zëvendësministri për Kulurë, z. Abazi është shprehur i impresionuar duke thënë se qenka mrekulli sheshi dhe parku juaj.
Pra, kjo ishte vizita e parë zyrtare e Zëvendësministrit për Kulurë, z. Hajdin Abazi, prej që ka marr postin në këtë Ministri.