Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjenerali Marco Serronha, së bashku me Cpt (N) Kalevi Wikstrom dhe z. Malmivaara vizituan Komunën e Drenasit, ku u takuan me Kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku dhe Drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik,z. Skender Hasi.
Kryetari Demaku, ka falënderuar Gjeneralin Serronha për vizitën e tij dhe e ka njoftuar për zhvillimet në Komunë e Drenasit, ku ka thënë se siguria në Komunën e Drenasit është e qetë dhe stabile. Gjithashtu Kryetari njoftoi Gjeneralin për territorin e Komunës, për popullsinë, për fabrikën e Feronikelit, rrjetin e ujitjes nga Ibër Lepenci, për pjesët e tokave që janë privatizuar nga AKP, për Parkun e Biznesit dhe pjesën e tokës përballë Parkut të Biznesit.
Poashtu Kryetari e ka falenderuar edhe KFOR-in Finlandez (LMT) që gjenden në Komunën e Drenasit, për kontributin e dhënë në këtë komunë dhe për bashkëpunimin e mirë.
Gjenerali Marco Serronha ka shtuar se sot jam këtu për t’u informuar për së afërmi rreth sigurisë në Komunën e Drenasit, edhe pse e dimë se situata e sigurisë në këtë Komunë është e mirë. Ai cilësoi Komunën e Drenasit si një ndër Komunat më të qeta në Kosovë.