Në Komunën e Drenasit u mbajt manifestimi tradicional për zgjedhjen e sportistit të vitit 2012. Në këtë manifestim mori pjesë: Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, Nënkryetari i Komunës së Drenasit, z. Sherif Krasniqi, Drejtorët e Drejtorateve Komunale si dhe të gjithë sportistët e propozuar nga klubet, sportdashësit dhe të ftuar tjerë.
Pas fjalëve përshëndetëse nga Kryetari Demaku dhe Drejtori Kastrati, me mirënjohje u nderuan individë dhe organizata të cilat i dolën në ndihmë sportit të Komunës sonë: Shtëpia e Shëndetit “Hafir Shala” Drenas; Stacioni policor në Drenas; StarTv, dhe Radio “Drenasi” dhe tifoli i vitit.
Në manifestimin për zgjedhjen e sportistit të vitit 2012, rezultatet janë si vijon:
– Punëtori sportiv: Haxhi Lladrovci;
– Gjyqtarë me perspektivë u zgjodhën: Getoar dhe Genc Bujupi;
– Gjyqtari: Hajriz Hajdari;
– Trajneri: Agron Mala nga KF,,Feronikeli”,
– Klubi më i suksesshëm KH “Drenica” anëtar i super ligës së parë të Kosovës,
-Pionierë: Brentian dhe Drenis Mala
– Shpresa e sportit: Argjen Bardhi nga KF,,Feronikeli ” dhe Liridona Kurrumeli, nga KV,,Drenasi”
Ndër 10 sportistë më të mirë të vitit u zgjodhën:
Pozita 10 –Fehmi Bylykbashi – shigjetar
Pozita 9 – Kaltrina Fejza – volejbolliste;
Pozita 8- Egzona Thaqi – volejbolliste;
Pozita 7- Meriton Lladrovci – hendbollist ;
Pozita 6- DoruntianIstogu – volejbolliste;
Pozita 5- Zeqir Kiqina – futbollist;
Pozita 4- Lorenta Morina – volejbolliste;
Pozita 3- Qemajl Elshani – futbollist;
Pozita 2- Kushtrim Kastrati – hendbollist.
Sportist i vitit u shpallë Zeqir Hasi futbollist i KF,,Feronikeli”
Për më të mirët u ndanë mirënjohje, pllakate dhe kupa.