Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë udhëheqësen e Education Unlimited, znj. Kerstin Zielosko, sot, kanë bërë ndarjen e certifikatave për nxënësit që kanë marr pjesë në kampin ndërkombëtar veror “Edu Camp Summer”.
I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ishte edhe Drejtori I DKA-së, Muhamet Gjoka dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Labinot Halilaj.
Znj. Zielosko vlerësoi lartë nivelin e përfaqësimit të nxënësve të Drenasit, të cilët kanë ndjekur me seriozitet dhe përkushtim të lartë temat në këtë kamp pesë ditor, ku përveç Kosovës, morën pjesë nxënësit nga Gjermania, Finalanda dhe vendet e tjera të rajonit.
Kryetari Lladrovci është shprehur i lumtur me rezultatet e treguara të nxënësve tanë, për të cilën u vlerësuan me certifikatë mirënjohje.
“Falënderoj znj.Zielosko për vlerësimet dhe mirënjohjet për nxënësit tanë. Me këtë rast, theksova gatishmërinë time në rrugëtimin e mbështetjes për nxënësit dhe arsimin në përgjithësi. Arsimi mbetet fusha me prioritet për mua, pasi nxënësit janë e ardhmja e vendit dhe shtetit tonë”, ka thënë mes të tjerash Lladrovci.
Në këtë kamp pesë ditor EDU 2021, morën pjesë qindra nxënës nga Gjermania, Kosova dhe shtetet e rajonit, që u organizua online nga Drenasi, shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
