Në vitin fiskal gjegjësisht kalendarik 2011, të hyrat nga burimet vetanake kanë qenë të planifikuara në shumë prej: 647.669,00 euro. Ky planifikim është bërë brenda tri sektoreve kryesore që funksionojnë në Komunë: sektori i përgjithshëm ose administratë, sektori i arsimit dhe sektori i shëndetësisë si dhe brenda fushave kryesore për të hyrat nga burimet vetanake.
Gjatë vitit 2011 deri më 31.12.2011 janë arkëtuar mjete në shumë prej: 841.227,87 euro, që krahasuar me planin e parashtruar jep të kuptojmë se objektivi është i realizuar 129.89 %, që nënkupton se kemi një tejkalim të objektivave për 29, 89 %, apo shprehur në vlerë financiare një tejkalim sipas shumës prej: 193.558,00 euro. Krahasuar për një vit më parë të hyrat vetanake paraqesin një rritje prej 9,06 %.
Rezultat i rritjes së të hyrave nga burimet vetanake në radhë të parë është angazhimi i menaxhmentit të Komunës dhe vetëdijësimi i qytetarëve që kanë kuptuar se të hyrat nga burimet vetanake përdorën drejtpërsëdrejti për ndërtimin e projekteve kapitale të cilat projekte lehtësojnë jeten në radhë të parë qytetarëve por edhe ndihmojnë aktivitete e personave që merren me aktivitetet lidhur me bizneset e tyre.
Në kuadër të fushave kryesore nga burimet vetanake që më së shumti reflekton në buxhetin e Komunës është tatimi në pronë, fushë kjo që edhe në të ardhmën duhet të sjellë më së shumti të hyra.
Në vitin 2011 nga fusha e të hyrave tatimi në pronë kanë qenë të planifikuara të hyra në shumë prej: 141.177,00 euro ndërsa në fund të vitit janë arketuar gjithsejt mjete prej: 230.218,72 euro apo shprehur në përqindje 163.07 %.
Edhe pse tejkalimi i objektivave në vitin 2011 është bërë më shumë për 29.89%, Kryetari i Komunës në takimin që mbajti me Drejtorët e Drejtorateve Komunale kërkoi që në vitin aktual 2012 të ketë shtim të aktiviteteve nga i gjithë menaxhmenti dhe personali tjetër, krejt me qëllim që të kemi rezultate më të mira duke u bazuar në resurset e pashfrytëzuara të cilat duhet të shfrytëzohen këtë vit dhe të hyrat nga burimet vetanake të kenë më shumë rritje me qëllim që të njejtat të shpenzohen drejtpërsëdrejti në ndërtimin e projekteve kapitale për të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasit.