UD Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Laureta Thaqi bashkë me shefen e sektorit, Shehrije Mustafa, kanë pritur në takim përfaqësues të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të cilët bashkërisht kanë vizituar disa biznese prodhuese në Komunën e Drenasit.
Në këtë takim udhëheqësja e Departamentit për Zhvillimin e Politikave Industriale, Igballe Rexha-Jasharin dhe zyrtarët Muhamet Hashani e Nystret Vojvoda në kuadër të Divizionit për Politika Industriale në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë u njoftuar për gjendjen e përgjithshme të bizneseve të këtij sektori në Drenas.
Me këtë rast janë vizituar bizneset përpunuese-prodhuese, “Fitimi Sh.P.K” në Verboc që merret me prodhimin dhe përpunimin e kulturave bujqësore, N.P.P “Nika” që merret me prodhimin e karpentierisë dhe zdrukthëtarisë tjetër ndërtuese, dhe N.T.P “Kluna” që merret me përpunimin dhe konservimin e mishit.
Pronarët e këtyre bizneseve treguan për sfidat që janë ballafaquar gjatë pandemisë, eksportet e produkteve tyre, importin e lëndës së parë, numrin e punëtorëve dhe çështje të tjera të cilat lidhen me punën e tyre që e kryejnë më shumë përkushtim dhe profesionalizëm.
Bizneset prodhuese në Drenas kanë arritur të jenë mjaftë të suksesshme në tregun ndërkombëtar, produktet të cilat po i eksportojnë edhe jashtë tregut kosovar.
Me propozim të kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci janë liruar të gjitha bizneset për taksën e operimit për vitin 2021 si masë lehtësuese për veprimtaritë e tyre në këtë periudhë të pandemisë.