Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor vizituan Qendrën “Dielli”, ku pritën një delegacion nga Qeveria e Lihtenshtajnit përkatësisht Ministrinë e Brendshme, dhe përgjegjësit nga Zyra e Migrimit së bashku me Kryetarin e Seksionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Caritas-it Zviceran.
Qeveria e Lihtenshtajnit si dhe Zyra e Migrimit pranë kësaj Qeverie janë ndër donatorët kryesorë në Projektin dhe Programin për Edukim Parafillor të implementuar nga Caritas-i Zviceran në Qendrën “Dielli” në Komunën e Drenasit.
Në këtë takim u bë prezantimi i Projektit dhe Programit për edukim parafillorë në Qendrën “Dielli”.