Drenasi sot në mënyrë solemne ka shënuar vënien e gurthemelit të Kukllës së tribunit e komandantit të Luftës sëDrenicës, Shaban Polluzha. Ky objekt do të lartësohet mbi themelet e Kullës së mëhershme të këtij heroi të Kosovës.Financimin e projektit e ka marrë përsipër Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, me koston prej 88 mijë euro.
Në këtë manifestim morën pjesë kryeministri i Kosovë, z. Hashim Thaçi dhe ministri i
Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, sikurse edhe deputetë të kësaj zone në Kuvendin e Kosovës, pushtetarë
lokalë të komunave të Drenicës dhe bashkëluftëtarë të tribunit popullor, si dhe qytetarë e familjarë të tjerë.
Tubimin e madh e hapi kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, i cili tha se kulla e komandantit Shaban
Polluzha do të jetë monument kulturor -historik i popullit tonë dhe simbol që brezat e asaj lufte e rezistece të
kujtohen me krenari të përjetshme, po që të mbahen mend edhe nga gjeneratat tjera pasardhëse.
Me këtë rast, kryeministri Thaçi tha se lufta e Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës dhe luftëtarëve tjerë të asaj
kohe u vazhduan me frymëzim për themelimin e UÇK-së. “Pa luften heroike të Shaban Polluzhes, pa rezistencën e
jashtëzakonshme për liri dhe kundër komunizmit të Shaban Polluzhës me luftëtarë të tij nuk do të themelohej as
UÇK-ja, nuk do të zhvillohej as ajo luftë. Lufta e Shaban Polluzhës ishte gjithmonë burim frymëzimi për gjeneratën
e re dhe për t’i dhënë përgjigjen çfarë e ka merituar ushtria, policia dhe sistemi i instaluar serb në Kosovë. Jo
rastësisht, UÇK-ja lindi dhe u themelua mu në Drenicë”, tha kryeministri Thaçi. Ai tha se ky gurthemel nuk vehet
rastesisht, por është menduar që pikërisht në përvjetorin 100 -të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë të
ndërtohet kulla e heroit Shaban Polluzha. “Sot Kosova është vend i lirë, i pavarur, sovran, i njohur nga shtetet më
të fuqishme të botës demokratike. Sot Kosova ndërton ardhmërinë e saj me institucionet e saj demokratike dhe është
në rrugë të mbarë drejt përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë. Kosova është njohur nga 90 shtete prej më të
fuqishmëve te botës. Ky akt i vënies së gurthemelit të monumentit të komandantit Shaban Polluzha tregon më së miri
kuptimin e sakrificës së atyre që u identifikuan me fatin, me popullin dhe atdheun. Ata janë në themelet e lirisë
së Kosovës, në themelet e atdheut të tyre, ata janë në ballë të krenarisë së popullit të tyre”, tha kryeministri
Thaçi. Ndërkaq, nipi i Shaban Polluzhës, Zahir Kastrati, tha se deri në vitin 1993, kur kishte rënë komunizmi dhe
kur kryetari i Shqipërisë Sali Berisha e kishte nderuar Shaban Polluzhën me urdhërin “luftëtar i klasit të parë”,
figura e Shaban Polluzhës ishte në errësirë të plotë për 50 vjet. Por, pas përfundimit të luftës në Kosovë, Qeveria
e Kosovës, e udhëhequr nga Hashim Thaçi, në vitin 2009 e shpalli Shaban Polluzhen hero kombëtar. “Kjo kullë nuk ka
qenë e lidhur ngusht vetëm me figurën e Shaban Polluzhës, por ishte kullë, në të cilën ishin marrë vendime të mëdha
e kuvende, me të vetmin qellim çlirimin dhe bashkimin kombëtar”.