Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë është duke e realizuar projektin “Rregullimi i varrezave në Komunën e Drenasit”. Në fazën e parë të këtij projekti do të bëhet kryesisht rregullimi i rrethojave, pastrimi dhe largimi i shkurreve, rregullimi i hapsirave me kocka, rregullimi i shtizave dhe ndërrimi i flamujve. Lokacionet që do të intervenohet në këtë fazë janë: Kompleksi i varrezave në Lagjen Deliaj, kompleksi memorial në Shtuticë, pastrimi nga bari dhe shkurret te varrezat në Drenas, rrethoja te Pllaka Përkujtimore në Poklek të Ri, intervenim në infrastrukturë te varrezat në Vërboc, rregullimi i rrethojes te varrezat në Gllanasellë.
Për këtë vit në këtë projekt janë miratuar 30 mijë Euro dhe është në procedurë edhe faza e dytë e rregullimit të varrezave që do të realizohet brenda vitit.
Komuna e Drenasit do të ketë prioritet edhe vitet në vazhdim rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në ato lokacione ku nuk është intervenuar deri më tani.