Komuna e Drenasit në bashkëpunim me GIZ-in dhe organizatën CEDE në kuadër të projektit të përbashkët për menaxhimin e mbeturinave, janë duke vazhduar më aktivitetet e largimit të deponive të mbeturinave dhe vendosjen e tabelave informuese.
Në takimin që është mbajtur të premten nga Grupi Punues i tre partnerëve të bashkëpunimit, është hartuar edhe plani i aktiviteteve për fundvitin. Të shtunën dhe të dielen do të pastrohen deponit e mbeturinave në fshatin Tërstenik dhe Komoran, ndërsa të henën do të vendosën tabelat informuese që kanë për qëllim vetëdijësimin se hudhja e mbeturinave është e ndaluar me ligj.