Në kuadër të projekteve të planifikuara për mbështetjen e fermerëve në sektore të ndryshme të bujqësisë për vitin 2012, Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik ka shpërndarë fermerëve 96 makina mjelëse për lopë qumshtore.
Në ceremoninë e shpërndarjes së makinave mjelëse përfituesit i përshëndeti edhe Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, i cili i siguroi fermerët se do ta kenë mbështetjen e Komunës sonë dhe do të vazhdojmë me përkrahjen e tyre edhe në shumë projekte të cilat do të stimulojnë fermerët dhe do të nxisin zhvillimin e përgjithshëm të kësaj lëmie.
Të gjithë përfituesit përveq makinave mjelëse kanë marrur edhe literature përkatëse, broshura – udhëzime për mënyrën e përdorimit të këtyre makinave mjelëse si dhe do të marrin pjesë edhe në trajnimin që këtë javë do të organizohet enkas për këtë qëllim.
Sipas Drejtorit të DBZHE-së, z. Skënder Hasi, prioritet do të jetë edhe më tutje ngritja e kapaciteteve të reja në të gjitha sektoret e bujqësisë si dhe organizimi i trajnimeve përkatëse me fermerët në mënyrë që të pajisen me njohuri për përdorimin- aplikimin e teknologjive më të avancuara me qëllim të rritjes së prodhimtarisë, cilësisë si dhe rritjen e fuqisë së tyre konkuruese në treg të prodhimeve vendore si: qumshtit, perimeve, pemëve etj. dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në zvogëlimin e importit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 24 mijë euro, ku 80% është financuar nga buxheti i Komunës së Drenasit, kurse fermerët kanë participuar me 20% (50 euro).