Vazhdon pastrimi i rrugëve në Drenas
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, në bashkëpunim me KRM “Pastrimi”, ka vazhduar pastrimin e rrugëve, trotuareve e shesheve të qytetit dhe pastrimin në qendrën e Komoranit.
Pastrimi i vazhdueshëm i rrugëve është duke u bërë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
Kujdes po, panik jo!