Kryetari i Komunës së Drenasit. Z. Nexhat Demaku, priti në takim përfaqësuesin e CARITAS-it z. Pal Baftijaj dhe Drejtoreshën e QKMF, znj. Xhevahire Hajdini. Në këtë takim u bë prezantimi i një projekti në bashkëpunim me CARITAS-in gjerman dhe Komunën e Drenasit, në segmentin e shëndetësisë në QKMF.
Ky projekt përbëhet nga dy komponente: përkujdesja ambulantore, ku iu mundësohet doktorëve të rinjë të punësohen dhe kujdesi shtëpiak.
Kryetari Demaku falenderoi përfaqësuesit e CARITAS-it për bashkëpunimin e mirë që kemi pasur deri më tani në realizimin e disa projekteve të rëndësishme për Komunën e Drenasit, gjithashtu shprehu gatishmërinë për të kontribouar në këtë projekt, si dhe për të bashkëpunuar edhe më tutje.
Për këtë projekt pritet të nënshkruhet një Marrëveshje Mirëkuptimi, në mes Komunës së Drenasit dhe Caritas-it gjerman.