Filloi faza e katërt e projekteve të Komunës së Drenasit në bashkëfinancim me USAID-in dhe Ujësjellësin
Komuna e Drenasit në bashkëpunim me USAID-in, përkatësisht programi për Infrastrukturë të Ujit dhe Sanitacionit (SIWS) ka filluar fazën e katërt të zbatimit të projekteve në Komunen e Drenasit siç është paraparë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit.
Pas përfundimit me sukese të fazës së tretë, filloi faza e katërt e projekteve IRD/SIWS program ka planifikuar mjete nga USAID/SCO në vlerë 280,000 euro, kurse vlera totale e projekteve për fazën e katërt parashihet të jetë 400,000 euro.
Komuna e Drenasit përmes këtyre projekteve në bashkëfinancim me USAID-in, përkatësisht programi për Infrastrukturë të Ujit dhe Sanitacionit (SIWS) dhe KUR “Prishtina” kanë për qëllim të përfshijnë sa më shumë fshatra të Komunës së Drenasit në sistemin e furnizimit me ujë të pijes.