Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi, për të vazhduar faza e pestë e projektit në Komunën e Drenasit, në bashkëpunim me IRD-në për Projektin e Infrastrukturës së Vogës për Ujë dhe Kanalizim (SIWS) në Kosovë, projekt i bashkëfinancuar nga USAID-i dhe SCO, dhe KUR “Prishtina”.
Vlera e planifikuar financiare për kompletimin e këtyre projekteve është: 442,715 Euro, nga të cilat 272,390 Euro janë mjete të Zyrës Zvicerane për Zhvillim (SCO); 50,000 Euro të Komunës së Drenasit dhe 120, 325 Euro (mallra dhe shërbime) të KUR “Prishtina”.