Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku priti Drejtorin e USAID-it Amerikan, z. Pieter DeVries, ku u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Komunës dhe USAID-it Amerikan, për participim në ndërtimin e aneksit të Shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Rasim Kiçina”.
Kryetari Demaku falenderoi popullin amerikan në përkrahje të vazhdueshme në përmirësimin e infrastruktures në Komunën tonë, dhe mirëpret participimin prej USAID-it Amerikan në vlerë prej 80 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër participon Komuna. Shuma e përgjithshme e këtij projekti është në vlerë prej 230 mijë euro.