Konkursi i shpalljes publike për subvencionimin e fermerëve që merren me lopë, buallica, dele dhe dhi në prodhimtarinë aktive të qumështit dhe bletë, njoftohen se vazhdon aplikimi për përfitim. Shpallja publike është bërë në ueb faqen e Komunës tek linku i shpalljeve, por për hir të njoftimit sa me gjithëpërfshirës ju njoftojmë edhe përmes kësaj forme të lajmit.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Komunën e Drenasit edhe këtë vit vazhdon të mbështes sektorin e blegrotisë përmes pagesave direkte. Niveli i mbështetjes planifikohet të jetë:
– Lopë qumështore___________ 50 € për krerë
– Buallica qumështore ________50 € për krerë
– Dele dhe dhi qumështore____10 € për krerë
– Bletari____________________10 € për koshere
Pagesa direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë do të jetë:
1. Ekstra klasa…………………0.06 €/litër
2. Klasa e I………………………0.04 €/litër
3. Klasa e II……………………..0.02 €/litër
Pagesa direkte për perime në fushë të hapur do të jetë:
– Pagesa direkte – perime në fushë të hapur 300 euro për hektar
Pagesa direkte për vreshta do të jetë:
• Vreshtarët që kanë të mbjellë (kultivojnë) vreshta nga 0.10 ha deri 100 ha do të subvencionohen në vlerë prej 1000 euro/ ha;
Vreshtarët që kanë të mbjellë (kultivojnë) vreshta mbi 100 ha do të subvencionohen ne vlerë prej 300 euro/ha
Sqarim:
• Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje brenda periudhës së aplikimit prej dates 04.04.2014 deri me 04.05.2014
• Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar nuk do të pranohet për shqyrtim.
Për qdo informat lajmrohuni në Sektorin e Bujqesisë.