Në kuadër të realizimit të trajnimeve në sektorët e ndryshme të bujqësisë, Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me shoqatën “Gratë në Biznes”, ka organizuar trajnime me të gjithë pemëtarët e Komunës së Drenasit.
Duke pasur parasysh se nga buxheti i Komunës kemi ngritur afro 50 hektar me pemishte të reja, ky trajnim u mirëprit nga të gjithë fermerët tanë. Këto trajnime kishin të bëjnë me ofrimin e njohurive të reja në ngritjen, përgatitjen dhe menaxhimin e pemishteve të reja.
Në këtë takim me fermerët, eksperti i njohur në lëmi të pemëtarisë, prof. Dr. Agim Zajmi i ka ofruar njohuri të përgjithshme fermerëve për zhvillimin dhe kultivimin e pemishteve dhe dobitë fitimprurëse që sjell ky biznes.