Punimet për ndërtimin e objektit të shkollës fillore “Abedin Bujupi” në Arllat, janë duke vazhduar me një intensitet të shtuar për te qenë i gatshëm në fillim të vitit të ri shkollorë.
Projekti i Komunës së Drenasit në bashkëfinancim me Ministrinë e Arsimit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Abedin Bujupi” në fshatin Arllat janë duke vazhduar punimet me një intensitet të shtuar. Sipas dinamikës së punimeve që janë duke u bërë, objekti planifikohet të jetë i gatshëm në fillim të vitit të ri shkollorë, përkatësisht në muajin tetor të këtij viti.