Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku uron gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, me rastin e festës së fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, harmoni, mirëqenie dhe begati në të gjitha familjet.
Qeverisja e Drenasit, gjatë vitit 2014 do të jetë e përkushtuar edhe më tutje për të bashkëpunuar me të gjithë qytetarët tanë në rrugën e realizimit të gjitha projekteve të planifikuara për një Drenas Evropian. Komuna e Drenasit do të këtë në fokus edhe këtë vit zhvillimin ekonomik, duke fuqizuar politikat zhvillimore në biznesin privat, me synimin për të krijuar vende të reja të punës. Me rastin e ndërrimit të motmotëve, urojmë që viti 2014 të jetë vit i cili do t’i përmbush të gjitha pritjet e juaja.
Urime dhe shumë suksese !
Gëzuar !