Me moton “Ushqim për të gjithë” në shkollën Fillore të Mesme të Ulët “28 Nëntori” në Krajkovë dhe në shollën Fillore të Mesme të Ulët “Ali Gashi” në Drenas, u shënua Dita Ndërkombëtare kundër Varfërisë.
Nxënësit e SHFMU “Ali Gashi” të organizuar nga mësimdhënësit, kanë shitur produkte ushqimore në Sheshin “Fehmi Lladroci”, ku kanë mbledhur para për t’i ndihmuar personat me nevoja të veçanta.
Dita Ndërkombëtare për çrrënjosjen e varfërisë shënohet më çdo vit më 17 tetor. Për herë të parë zyrtarisht është shpallur në vitin 1992 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, edhe pse kjo ditë për herë të parë është shpallur në Paris në vitin 1987.
Qëllimi kryesor i ditës së sotme është dëgjimi i zërit të dobët dhe të pafuqishëm të të varfërve, që të gjithë e anashkalojnë gjatë gjithë jetës.