Në Komunën e Drenasit, u mbajt tryezë e rrumbullakët mbi procesin e planifikimit hapësinor në kuadër të projektit “Shënimi i Ditës Botërore të Habitatit në Kosovë”.
Me një fjalë rasti Nënkryetari i Komunës, z. Sherif Krasniqi, përshëndeti të pranishmit dhe falenderoj për pjesëmarrje. Gjithashu nga ana e OSBE-së të pranishmit përshëndeti Drejtori i Zyrës Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, z. Berndt Burwitz. Ndërsa fjalën hyrëse e bëri përfaqësuesi i OSBE-së dhe Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, z. Ajet Demiri i cili bëri edhe prezantimin në lidhje me situatën aktuale të planifikimit urban në Komunën e Drenasit.
Të pranishmit diskutuan rreth Planit Zhvillimor Komunal, Planit Zhvillimor Urban dhe Planit Rregullativ Urban si dhe lagjeve të quajtura vendbanime joformale.
Të pranishmit diskutuan rreth Planit Zhvillimor Komunal, Planit Zhvillimor Urban dhe Planit Rregullativ Urban si dhe lagjeve të quajtura vendbanime joformale.