Me rastin e shënimit të 22 prillit “Ditës së Tokës”, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Drenas, ka organizuar aksionin për pastrimin e qytetit.
Aksioni ka filluar në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe ka vazhduar edhe në pjesë tjera të qytetit, ku këtij aksioni ju kanë bashkangjitur të gjitha institucionet e lokale të Komunës së Drenasit. Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, znj. Hyrije Xhemajlaj-Thaqi ka falënderuar institucionet që ju kanë përgjigjur këtij aksioni, veçanërisht nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Rasim Kiçina”. “Drenasi ka një shesh të veçantë, andaj kërkohet angazhimi i të gjithëve që të kontribuojmë në mirëmbajtjen dhe pastërtinë e tij”, ka thënë drejtoresha Xhemajlaj-Thaqi.