OJQ “POLIS” ka mbajtur një tryeze të rrumbullakt, ku temë e diskutimit ishte lansimi i Raportit Analitik lidhur me zbatimin e Udhëzimit Administrativ (QRK) 03/2016, për masat e veçanta në regjistrimin e pronës së paluajtshme e të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve, në kuadër të projektit “Angazhimi i përbashkët për të drejtat e grave në pronë të përbashkët”, që është i mbështetur nga programi Angazhimi për Barazi (E4E) që financohet nga USAID dhe menaxhohet nga ATRC.
