Drenas, më 27 prill 2011 – Në Sallën e Kuvendit në Drenas u mbajt séanca e rregullt e Asamblesë Komunale
REND TË DITËS
1. Miratimi i ekstraktit të mbledhjes së kaluar të mbajtur më 28.03.2011,
2. Miratimi i ekstraktit të mbledhjes së mbajtur më 14.03.2011,
3. Propozim – Vendim për emërimin e anëtarëve të komisionit për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM-së).
4. Propozim – Vendim për caktimin e lokacionit për qëllim të interesit publik: Ndërtimi i Objekteve Afaristo–Banesore me Etazhitet B+P+7 në vendin e quajtur “Ashanajka–Arat e Ibrit”.
5. Propozim – Vendim për lejimin e ndërrimit të paluajtshmërive të tokave në mes Komunës së Drenasit dhe NEWCO “Feronikeli Complex L.L.C”.
6. Propozim – Vendim për formimin e Komisionit për vlerësimin e projekteve të dhëna nga Komuna përmes Partneritetit Publiko Privat dhe të Drejtës së Ndërtimit në Pronën Komunale.
7. Propozim – Vendim për përcaktimin e shfrytëzuesve të banesave në Pronë Komunale për Institucionet dhe Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, dhe numrin e tyre.
8. Kërkesë nga Drejtorati për Shërbime Publike dhe Emergjencë për revidimin e pikës III të Vendimit të Kuvendit Komunal nr. 01-344-1598 të datës 14.02.2011, për dhënjën e lejeve të operimit për kombi-taxi.
Para aprovimit të rendit të ditës u propozuan edhe dy pika: Propozimi i parë nga Këshilltari i Kuvendit të Komunës, z. Petrit Hajdari ishte: Formimi i një Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga Lufta në Komunën e Drenasit dhe propozimi i dytë nga Këshilltari i Kuvendit të Komunës z. Naim Bazaj ishte; Formimi i një Komisioni për Zhvillim Ekonomik. Për të dy propozimet do të diskutohet në Seancën e radhës të Kuvendit Komunal.
Ndërsa pas aprovimit të rendit të ditës, pika e parë dhe pika e dytë e rendit të ditës u aprovuan me disa ndryshime.
Në pikën e tretë e rendit të ditës u vendos përveq antarëve të komisionit të propozuar t’i shtohen edhe dy antarë nga Kuvendi Komunal.
Pika e katërt (4) e rendit të ditës është lënë për séancën tjetër për kompletim të materialit.
Pika e pestë (5) u aprovua me shumicë votash.
Në pikën e gjashtë (6) u formua Komisioni për Vlerësimin e Projekteve të dhëna nga Komuna përmes Partneritetit Publiko Privat dhe të së Drejtës së Ndërtimit në Pronë Komunale, me Koordinator Ajet Demiri-Drejtor i Drejtoratit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, me këtë përbërje:
1. Hakif Hasi-Kryetar i Komisionit,
2. Shqipe Kuliqi
3. Mehdi Kurrumeli
4. Hamdi Krasniqi
5. Nexhmedin Balaj
6. Sahit Bytyqi
7. Ramiz Krasniqi
8. Lavdie Musliu dhe
9. Petrit Hajdari.
Kuvendi në pikën e shtatë (7) në mënyrë unanime përcaktoj institucionet: Administratën Komunale (9 sosh), Kuvendin Komunal (8 sosh) dhe Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së (3 sosh) si përfitues të së drejtës së shfrytëzimit të banesave prone komunale, në bazë Rregullores për Dhënjen e Banesave në Shfrytëzim të miratuar nga Kuvendi Komunal më 17.09.2010.
Dhe në pikën e tetë (8) të rendit të ditës që ishte kërkesë për revidimin e pikes së III të Vendimit të Kuvendit Komunal me nr. 344-1598, të datës 14.02.2011, u propozua nga Këshilltari i Kuvendit Komunal, z. Nehat Sylejmani që kombi-taxi të mos të kenë limit për vitin e prodhimit dhe u përkrahë unanimisht nga Këshilltarët e Kuvendit Komunal.