Në Drenas mbrëmë u mbajt nata e tretë e Revistës së Folklorit Burimor Shqiptar “Drenasi 2014”. Të pranishmit vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari”, duke vazhduar me defile të grupeve folklorike pjesëmarrëse në rrugët e qytetit të Drenasit.
Në natën e tretë konkurruan:
1. SHKA “Gryka e Kaqanikut” nga Kaqaniku
2. Grupi Folklorik “Arbëria” nga Franscieneto-Itali
3. AKV “Burimet e Sharrit” Tetovë
4. Rapsod Agron dhe Sherif Orllati nga Vragolia e Fushkosovës
5. Ansambli Folklorik “Lushnja” nga Lushnja
Për arsye të reshurave atmosferike, programi u ndërpre për të vazhduar sonte, me natën e katërt edhe gjashtë grupe të natës së tretë:
1. AKV “Mitrovica” nga Mitrovica
2. Rapsod Gani Thaqi nga Drenasi
3. Grupi Folklorik “Visarët e Krrabës” nga Krraba-Tiranë
4. SHKA “Drenica” nga Skënderaj
5. SHKA “Bajram Curri” nga Krusha e Madhe
6. SHKA “Dëshmorët e Kombit” nga Obiliqi 2
Ndërsa sonte, në natën e katërt konkurrojnë:
1. AKV “Hasan Prishtina” nga Vushtrri
2. Rapsodi Zekë Gashi nga Klina
3. Ansambli Folklorik “Qamëria” nga Vlora
4. SHKA “Shotë Galica” ansambli i të rriturve nga Drenas
5. Rapsod Bijtë e Sefë Mleqanit nga Malisheva
6. SHKA “Katerina Josipi” nga Zymë – Prizren
7. AKV “Karshiaka” nga Shkupi
8. SHKA “Jonuz Ramadani” nga Smirë-Viti
9. Rapsod Shaban Shishmani nga Gjakova
10. Ansambli “Dibra” nga Peshkopia
11. Rapsodi Sylë Nishori nga Malisheva