Në zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, duke filluar nga ora 11:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, i datës 23.01.2013;
2. Propozim vendim për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2012;
3. Propozim vendim për financimin e projektit të KH “Drenica”;
4. Propozim vendim për financimin e projektit të KF “Feronikeli”
5. Të ndryshme.
Gjithashtu u miratua edhe një pikë e rendit të ditës:
1. Propozim vendim për financimin e projektit të dy klubeve te volejbollit, KV “Drenasi” dhe KV “Gryka”.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan nga antarët e KPF-së për shqyrtim në Kuvend Komunal.