Në Sallën e Kuvendit në Drenas, u mbajt debat me qytetarët me temën “Bëhu edhe ti pjesë e amandamentimit të Kushtetutës” organizuar nga Komisioni për amandamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Demokracinë në Veprim.
Në debat ishin të pranishëm: Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor, Kryetari i Komisionit për amandamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, z. Arsim Bajrami me bashkëpunëtor, Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Këshilltarë të Asamblesë Komunale të Drenasit dhe qytetarë të shumtë të Komunës së Drenasit. Gjatë takimit u debatua për nenet 85, 86, 87, 88, 89, 90, 91 rreth të cilave u dhanë opinione të ndryshme për amandamantimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.