BSCK, Zyra e BE në Kosovë dhe AZHR Qendër organizuan ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për ndërmarrësit e rinjë të cilët me sukses përfunduan trajnimet e modulit të III dhe IV. Në këtë ceremoni mori pjesë Drejtori i DBZHE, z. Skender Hasi, i cili ndau çertifikatat për ndërmarrësit e rinjë të Komunës së Drenasit. Ceremonia u mbajt në ambientet e hotelit Emerald, ku në praninë e qindra pjesëmarrësve u ndanë çertifikatat edhe për 135 ndërmarrësit e rinjë që kanë ndjekur këtë aktivitet dy-vjeçar. Të pranishmit i përshëndeti udhëheqësi I BSCK, z. Besnik Krasniqi, i cili iu uroj suksese ndërmarrësve të rinjë.