Drenas, më 30 maj 2011 – Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku, nga data 20 deri më 30 maj u mbajt Turniri Memorial Tradicional në futboll të vogël "Rasim Kiçina” 2011, ku morën pjesë 108 ekipe nga e gjithë Kosova.
Fitues dolën këto ekipe:
• Vendi i parë: KF "Muratori” Drenas
• Vendi i dytë: KF "Menari Petroll” Komoran
• Vendi i tretë:KF "Xili” Krojmir
• Ekipi më ferplej: KF "Aqareva” Skënderaj
• Lojtari më i mirë: Qemajl Elshani nga KF "Menari”
• Portieri më i mirë: Zeqir Leci nga KF "Muratori”
• Golashënuesi më i mirë: Ramadan Alaj nga KF "Menari”
• Çmimi i publikut: KF "28 Nëntori" Krajkovë;
• Referët më të mirë: Hajriz Hajdari dhe Agim Rexhepi.
Për më të mirët u ndanë shpërblime: mirënjohje, falenderime, kupa, dresa, topa, medalje të gjitha me emblemën e
turnirit.
Me mirënjohe dhe pllakatë u nderua edhe familja Kiçina.
Me falenderime u nderuan ekipet pjesëmarrëse,ata që e ndihmuan Turnirin si dhe lojtarët me emër që luajn në
supërligën e Kosovës dhe referët.