Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport me rastin e shënimit të 16-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Rasim Kiçina, për herë të 14-të organizon Turnirin Tradicional në futboll të vogël.
Turniri fillon më 30.05.2015 duke filluar nga ora 15:00 në Palestrën e Qytetit dhe përfundon me 14.06.2015 në ditën e Çlirimit të Drenasit.
Paraqitja e ekipeve bëhet në Sektorin e Sportit në Komunën e Drenasit, deri më 30.05.2015.
Pjesëmarrja juaj na nderon!