Drenas, më 28.02.2011- Për nderë të Betejës së Likoshani- Driton Ahmeti u mbajt turnir tradicional memorial në futboll të vogël. Turniri u mbajt në fushën e sporteve “Bejta Com” nga data 25 deri më 28 shkurt 2011, ku morën pjesë 28 ekipe. Një fjalë rasti para të pranishmëve e mbajti Drejtori i Drejatorati për Kulturë, Rini dhe Sport z. Agim Kastrati i cili foli për historiatin e këtij Turniri dhe ish futbollistin Driton Ahmeti.
Finalja e cila u mbajtë me 28 shkurt 2011 ndërmjet ekipit “Abria” nga Abria dhe “Menari” nga Komorani, ku fitoi ekipi i Komoranit. Në paralojë u zhvillua ndeshja ndërmjet kadetëve të Drenasit dhe shkollës së futbollit ,,Kurta” nga Prishtina.
Në fund më të mirët u nderuan me mirënjohje, pllakata, kupa, fanella sportive dhe trenerka.
Nga Fedrata e Futbollit të Kosovës, Nënkryetari Agim Ademi me mirënjohje postmortum e nderoj ish futbollistin Driton Ahmetin.
Për të gjithë dëshmorët e fshatit Likoshan u ndanë mirënjohje.
Lojtari më i mirë u shpall Qemajl Elshani;
Portieri më i mirë Granit Kolshi;
Referi më i mirë Hajrzi Hajdari,
Vendi i tretë ekipi “Xhamia-Dëshmorët e Shalës”nga Shala;
Vendi i dytë ekipi “Abria”nga Abria dhe
Vendi i parë ekipi „Menari”nga Komorani.