Komuna e Drenasit, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Nexhat Demakun organizon: Turnir Memorial Tradicional në Futboll te Vogël RASIM KIÇINA 2011 Me rastin e 12-vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kosovës, Rasim Kiçina, organizohet turniri tradicional i dhjetë (10) me radhë. Turniri fillon me 20 deri më 30 maj 2011. Paraqitja e ekipit bëhet në Sektorin e Sportit të Komunës së Drenasit deri më 20 maj 2011 në orën 11:00, ndërsa hapja solemne bëhet të njejtën ditë (20 maj 2011) në ora 13:00. Turniri mbahet në kompleksin "Company Bejta" në Paklek të Drenasit.