Nën patronatin e Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport u mbajt Turneu Tradicional Memorial në hendboll për Dëshmorët e KH “Drenica” nga Drenasi. Ky turne i nënti me radhë iu kushtua katër Dëshmorëve të KH “Drenica”, Hysni Jetullahu, Halil Bajraktari, Besim Mala dhe Ismet Elezi.
Në këtë turne morën pjesë këto ekipe: KH “Drenica” nga Drenasi, KH “Kosova” Vushtrri, KH “Vjosa” Shtime dhe KH “Deqani” Deqan.
Në fund Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport ndau shpërblimet, ku:
Vendi i parë i takoi KH “Drenica” nga Drenasi,
Vendi i dytë KH “Deqani” Deqan ndërsa
Vendi i tretë KH “Vjosa” Shtime.