Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit me 11 mars 2015, nga ora 10:00 që të marrin pjesë në takim me qytetarët për Efiçiencën e Energjisë. Takimi mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Drenas. Ky takim ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve rreth Efiçiencës së Energjisë dhe rëndësinë e saj.
Në takim do të prezantohen mënyrat se si mund të kontribuojmë në arritjen e Efiçiencës së Energjisë si dhe përfitimet që vijnë si rezultat i implementimit të masave të Efiçiencës së Energjisë. Gjithashtu, gjatë takimit, do të prezantohen politikat e Efiçiencës së Energjisë për nivelin lokal si dhe të arriturat dhe planet konkrete rreth Efiçiencës së Energjisë në nivel komunal.
Takimi me qytetarët organizohet nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Komunën e Drenasit dhe OJQ Drena në kuadër të projektit “Doing more ëith less” që financohet nga Austrian Development Cooperation dhe mbështet nga UNDP në Kosovë.
Në orën 10 do të behët prezantimi nga INDEP-i rreth Rëndësisë së implementimit të masave të Efiçiencës së Energjisë, pastaj prezantimi nga AKEE për obligimet dhe targetet në fushën e Efiçiencës së Energjisë në Kosovë, prezantimi nga ana e Komunës për projektin dhe planet në fushën e Efiçiencës së Energjisë si dhe në fund të takimit do të këtë diskutim të hapur.
Qytetarë të Komunës së Drenasit, jeni të mirëseardhur në këtë TUBIM!