Në vështrim të nenit 68, Kreu i IX- Demokracia e Drejtpërdrejtë dhe Mekanizmat e pjesëmarrjes së qytetarëve, që ka të bëjë me informimin publik dhe konsultim të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe neneve 21, 22, 23, 24, 25 dhe 26 të Statutit të Komunës së Drenasit, si dhe nenit 7 pika 1,2,3,4,5 dhe 6 të Rregullores Komunale për Transparencë, Kryetari i Komunës së Drenasit:
O R G A N I Z O N
Tubim me publikun
Të premtën, më datën 23.06.2017 duke filluar në orën 11:00.
Tubimi me publikun do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit (objekti i ri) dhe ftohën të gjithë qytetarët apo subjektet e interesuara të Komunës të marrin pjesë në këtë Tubim Publik duke ju përmbajtur terminit të caktuar më lart.
Në këtë Tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetin e Komunës për gjashtëmujorin e parë, ndërsa pjesëmarrësit mund t’u shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur Komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.

Me respekt!