Drenas, më 10.02.2011 – Në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit u mbajt tubimi me publikun duke filluar në orën 11:00, ku prezent ishin qytetarët të shumtë dhe subjekte të interesuara të Komunës sonë.
Në këtë tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës informuan pjesëmarrësit për aktivitetin e Komunës ndërsa pjesëmarrësit debatuan dhe bënë pyetje si dhe dhanë propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunalë lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.