Të enjten më datën 22.12.2011 duke filluar në orën 11:00.
Tubimi me publikun do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe ftohen të gjithë qytetarët apo subjektet e interesuara të Komunës të marrin pjesë në këtë Tubim publik duke ju përmbajtur terminit të caktuar më lart.
Në këtë Tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetin e Komunës ndërsa pjesëmarrësit mund t’u shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunalë lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e dytë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.
Me respekt!