Në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit u mbajt tubimi me publikun duke filluar në orën 11:00. Të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor, administrator të fshatrave, qytetarë dhe subjekte të interesuara të Komunës sonë. Në këtë tubim me publikun Kryetari Demaku dhe përfaqësues të Komunës informuan pjesëmarrësit për aktivitetin e Komunës ndërsa pjesëmarrësit shtruan pyetje dhe dhanë propozime lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e dytë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.