Në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit u mbajt tubimi me publikun duke filluar në orën 10:00, ku prezent ishin qytetarë dhe subjekte të interesuara të Komunës sonë.
Në këtë tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës informuan pjesëmarrësit për aktivitetin e Komunës ndërsa pjesëmarrësit debatuan dhe bënë pyetje si dhe dhanë propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunalë lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.