Në vështrim të nenit 68, Kreu i IX- Demokracia e Drejtpërdrejtë dhe Mekanizmat e Pjesëmarrjes së Qytetarëve, që ka të bëjë me informimin publik dhe konsultim, të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe neneve 21, 22, 23, 24, 25 dhe 26 të Statutit të Komunës së Drenasit, Kryetari i Komunës së Drenasit organizon: Takim me Publikun, të enjten më datën 26.06.2014 duke filluar në orën 10:00.
Tubimi me publikun do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe ftohen të gjithë qytetarët apo subjektet e interesuara të Komunës të marrin pjesë në këtë Tubim publik duke ju përmbajtur terminit të caktuar më lart.
Në këtë Tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetin e Komunës ndërsa pjesëmarrësit mund t’u shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunalë lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.
Me respekt!